Rekamë

Është bërë e mundur krijimi i një identikiti të përafërt nga policia dhe prokuroria belge për njërin nga atentatorët e Bledar Muçës në Belgjikë. Ende nuk ka iformacione apo detaje më të rëndësishme për këtë ngjarje.

Bledar Muça duhet të vdiste, prandaj për këtë janë paguar vrasës profesionist që të mos kishte asnjë gabim në ekzekutimin e tij, siç ka ndodhur në 2 atentatet e kaluara në Elbasan. Prokurori i Antwerp, Kristof Aerts shprehet se deri në këtë fazë të hetimit, të gjitha provat çojnë se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar.

Ai është mbajtur në vëzhgim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur ai po kthehej në mbrëmje rreth orës 23:00 të së shtunës për ta qëlluar, përpara banesës së tij, të pa shqetësuar dhjetra metra më tutje ishte Komisariati i Policisë. Nga sa mësohet, referuar mediave vendase, autorët e kanë qëlluar nga një distancë e afërt duke e lënë të vdekur në vend.

Kush është Bledar Muça?

Bledar Muça, 43 vjeç, me origjinë nga Peshkopia ka jetuar prej vitesh në Elbasan. Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepit dhe sulmin me armë ndaj disa policëve në Elbasan. Ndaj Bledar Muçës dhe mikut të tij Florenc Çapjes janë bërë dy atentate në 2016 brenda pak muajve, por që kanë shpëtuar me plagë të lehta.

Ai njihet si krahu u djathtë, i  Florenc Çapjas,  i është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndodhet i strehuar në Dubai, vend i kthyer në një strehë për kirminelët shqiptare, pasi ku qeveria shqiptare nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Florenc Çapja i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit.