Vrasja e Astrit Kalasë/ Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë

Vrasja e Astrit Kalasë/ Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë
Shoqata Europiane e Gjyqtarëve ka reaguar lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, që ndodhi ditën e djeshme në një nga sallat e gjyqit në Gjykatën e Apelit. Në një mesazh dërguar Shoqatës Shqiptarë të Gjyqtarëve, kanë shprehur ngushëllime për ngjarjen e rëndë dhe mbështetjen e solidaritetin e tyre. Ata kanë shkruar më tej në mesazhin e tyre se janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë për kolegët e tyre shqiptarë lidhur me ngjarjen. Në mesazhin e plotë, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve shprehet: “Me trishtim të thellë mësuam nga lajmet se një gjyqtar shqiptar është vrarë gjatë ushtrimit të detyrës së tij të hënën. Në emër të Bordit të EAJ, dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe indinjatën e thellë për këtë ngjarje tragjike, duke ju shprehur mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë. Njëkohësisht, do të vlerësonim nëse mund të na informoni më shumë lidhur me rrethanat e ngjarjes, si dhe nëse EAJ mund të ofrojë ndonjë formë ndihme apo mbështetje.”