Vrasja e 8 vjeçarit në Fier, qytetarët e Bulqizës: Duhet të rikthehet dënimi me vdekje

0

Vrasja makabre e 8 vjeçarit në Fier pak ditë më parë ka prekur thellë mbarë opinionin publik shqiptar. Qytetarët e Bulqizës shprehen se për të tilla ngjarje duhet të rikthehet dënimi me vdekje, në mënyrë që ato të mos përsëriten më. Bulqizakët shprehen thellësisht të tronditur për atë që i ka ndodhur një fëmije vetëm 8 vjeç, ndërsa kërkojnë që autori të marrë ndëshkim shembullor.

  Për rikthimin e dënimit me vdekje ka nisur një fushatë për mbledhjen e firmave duke marrë shkas nga vrasja e 8 vjeçarit Mateo.