Policia e Shkodrës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vrasjen e Endri Mustafës në zonën e livadheve në Shkodër.

Sipas policisë, trupi i pajetë i 32-vjeçarit është gjetur, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër.

 Po ashtu policia njofton se në  lidhje me  ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”

 ” Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është  gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.  Në  lidhje me  ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.