
Babë e bir, janë dënuar me 50 vite burg nga Gjykata e Tiranës për vrasjen e Eglantina Bucit. Faik dhe Shkëlzen Bucin janë dënuar me nga 25 vite burg për vrasjen e Bucit.
Krimi makabër u zbulua nga një bashkëpunëtor i drejtësisë, shok i Shkëlzen Bucit, që kishte qenë i pranishëm në momentin kur vëllai vrau motrën. Vrasja dhe fshehja e kufomës së 23-vjeçares në Tiranë është zbardhur pas 10 vitesh.
Pas hetimeve intensive të nisura në vitin 2017, është zbuluar se Eglantina Buci është vrarë me armë zjarri nga babai e vëllai i saj sepse kishte ikur nga shtëpia për të bashkëjetuar me të dashurin.
Familja me origjinë nga Dibra, me banim në Bathore, nuk e ka pranuar vendimin e vajzës, në atë kohë 23 vjeçe, dhe babë e bir kanë marrë vendimin fatal për të e për shumë vite me radhë kanë fshehur krimin.