Edhe në qytetin e Bulqizës pati një reagim pozitiv sa i përket zbatimit të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për përdorimin e maskës edhe në ambjent të hapur. Pjesa më e madhe e qytetarëve i kishin vendosur maskat, ndërsa mes tyre pati edhe të pabindur që lëviznin pa maskë. Ndërkohë, një pjesë e vendosnin sapo konstatonin shërbimet e policisë e të tjerë kur shihnin se po xhiroheshin nga kamera. Megjithatë, qytetarët Bulqizakë janë të ndarë në mendime përsa i përket detyrimit për vendosjen e maskës, për shkak edhe të kostos ekonomike që ka ajo.
Ndërkohë policia e Bulqizës ka vepruar që ditën e parë me ndëshkimet, duke i vendosur gjobë një qytetari teksa u pikas të lëvizte pa maskë.