Ballina POLITIKE Votimet/ Qarku Dibër vijon të ketë përqindjen më të lartë në gjithë...

Votimet/ Qarku Dibër vijon të ketë përqindjen më të lartë në gjithë vendin

0

Vijon procesi i votimit në të gjithë vendin. Që prej orës 7:00 që janë hapur qendrat e votimit dhe deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime ka qenë 38.6%, me 640,490 votues.

Qarku i parë në rang vendi me pjesëmarrjen më të lartë vijon të mbetet Dibra me 44.3%, e ndjekur nga Tirana me 43.4%. Qarku me pjesëmarrjen më të ulët në rang vendi është qyteti i Vlorës me 28.1% pjesëmarrje. Qyteti i Elbasanit ka 40.9% pjesëmarrje, ndërsa Kukësi me 40.5% pjesëmarrje.

Theksohet se përqindja e cila është publikuar deri më tani, është vetëm në bazë të të dhënave që kanë raportuar disa nga qendrat e votimit në rang kombëtar.

Exit mobile version