Rekamë

Shqipëria sot është në proces zgjedhje vendore në të gjithë vendin. Këtë të diel qytetarët e Shqipërisë votojnë për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiakë. Që në orët e para të mëngjesit ekipet e gazetarëve të Mat Tv u shpërndanë në terren për të ndjekur dhe për të pasqyruar ecurinë e këtij procesi për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë dhe të këshilltarëve për një mandat 4-vjeçar.

Fillimisht ekipi i “Mat Tv” ishte pranë KZAZ Nr 16 Mat ku morëm një informacion të përgjithshëm pranë kësaj KZAZ, për fillimin normal të procesit në 49 Qendra Votimi, përveç një problematike të hasura në disa QV të mosfunksionimit të pajisjes së identifikimit biometrik “PEI”. Ndërsa në orën 10.15 minuta, pranë Qendrës së Votimit Nr 0929 tek Pallati i Kulturës Burrel ka votuar, së bashku me familjen e tij edhe Kandidati socialist për një mandat të dytë në krye të Bashkisë Mat, Agron Malaj.   Edhe në Bashkinë Klos, deri në orën 16.30 minuta procesi i votimit ka vijuar normalisht. Këtë e konfirmoi për “Mat Tv” edhe kryetari i KZAZ Nr 17, Mehmet Limani, kur raportoi për 27 QV e kësaj Bashkie.

Gazetari ynë Dritan Kurti nga Dibra na informoi gjatë ditës se procesi zgjedhor atje është shoqëruar me disa incidente, por pa e cënuar në tërësi procesin zgjedhor. Palët kandidate kanë hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës për cënim të ligjit zgjedhor.  Ndërsa në Bashkinë Bulqizë, sipas kryetarit të KZAZ 18, Kujtim Kërkuti, procesi i votimit atje ka vijuar normalisht, dhe se deri në orën 15.00 kanë votuar mbi 9 mijë zgjedhës.

Edhe në Bashkinë Klos, procesi i votimit ka vijuar normalisht. Këtë e konfirmoi edhe kryetari i KZAZ Nr 17, Mehmet Limani.

 Në Bashkinë Dibër procesi është shoqëruar me disa incidente, por pa e cënuar në tërësi atë. Palët kanë akuzuar njëra-tjetrën. 18, Kujtim Kërkuti, procesi i votimit atje ka vijuar normalisht, deri në orën 15.00.