Rekamë

Mungesa e ujit të pijshëm në fshatrat e Dibrës vijon të jetë një problematikë e madhe për banorët që jetojnë ende në to. Edhe pse thuajse çdo fshat rrethohet nga male që kanë burime të shumta ujore, banorët nuk kanë ujë të pijshëm. Në Vojnik të Maqellarës është ndërtuar një çesme publike me kontributin e një qytetari. Vebi Maksuti thotë se në vitin e largët 1997 një nip i fshatit jua ndërtoi këtë çemze uji si dhe xhaminë e fshatit, por aktualisht nuk ka ujë të pijshëm. Sipas Vebiut, banorët e mbetur aty ende vazhdojnë të përdorin burimet natyrale apo puset që kanë hapur për të siguruar ujë të pijshëm. Po ashtu, ai shprehet se fshati ka edhe probleme të tjera, zgjidhja e të cilave iu është premtuar sa herë ka patur zgjedhje, lokale apo qëndore.

Banorët e fshatit Vojnik të Maqellarës kërkojnë më shumë vëmendje nga pushteti vendor për ujë të pijshëm, ujë vaditës dhe infrastrukturë rrugore.