Vlerësohet puna e oficerit të komisariatit të Policisë Mat, Bashkim Kuka
35 vite karrierë në policinë e Shtetit është vlerësuar me “Mirënjohje” nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për oficerin Bashkim Kuka, që doli në pension. Në një ceremoni të veçantë të organizuar posaçërisht për këtë vlerësim, morën pjesë kolegë, ish-kolegëe, miq e bashkëpunëtorë të afërt të efektivit që shërbeu me devotshmëri në Policinë e Shtetit për mbi 3 dekada. Certifikatën e Mirënjohjes nga ia dorëzoi Shefi i Komisariatit të Policisë Mat, Kryekomisar Alfred Cenaj. Për karrierën e oficerit Bashkim Kuka folën kolegë e ish-kolegë të tij që kanë punuar që në hapat e parë të karrierës me të. Vetë Bashkim Kuka falenderoi të gjithë ata që në 3 dekada e gjysmë ishin për krah tij në punën e vështirë në shërbim të rendit dhe sigurisë publike. Po ashtu, një falenderim në emër të familjes e bëri Vajza e Bashkimit, Erikejsa. Bashkimi nuk është i vetmi efektiv policie që vlerësohet në prag të mbylljes së karrierës. Gjatë këtyre ditëve një tjetër oficer i Komisariatit të Policisë Mat që doli në pension dhe u vlerësua me “Mirënjohje”, ishte edhe Ahmet Shahini.