Rekamë

Bashkia e Matit ka vlerësuar ish trajnerët e ekipeve të basketbollit për femra në vitet 1980 – 1990. Ekipet që bënë histori në sportin e basketbollit nën emrin “31 Korriku”, u vlerësuan me çertifikatë mirënjohjeje nga Bashkia e Matit. Ky vlerësim erdhi për ish trajnerët dhe të gjitha sportistet e këtyre viteve. Aktiviteti për ndarjen e këtyre çertifikatave u bë në ambjentet e Pallatit të Sportit “Ferit Hysa” të qytetit të Burrelit, me pjesmarrjen e drejtuesve të pushtetit vendor në Mat, të institucioneve qëndrore në nivel vendor, sportadshës etj. Një histori të shkurtër në lidhje me ekipet e basketbollit për femra në këto vite e lexoi Blerta Pjetri.

  Ndërkohë në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë Mat, tha se këto ekipe i kanë dhënë zë e vlerë Matit për kohën e deri tani.

Trajnerët e vlerësuar me çertifikatë mirënjohje ishin: Gani Ahmeti, Petraq Simo, Lek Deda, Naime Stana, Ismail Metaj, Gëzim Këputa, Nikolin Gjoni, Besnik Sula dhe Baftjar Skura.

  Sakaq, Nënprefekti i Matit, Hasan Pash ndau çertifikatat për ish basketbollistet femra.

Ish basketbollistet femra të vlerësuara me çertifikatë mirënjohjeje ishin: Teuta Terziu, Teuta Lami, Leonora Ballabani, Viollca Neli, Katjushka Cibaj, Majlinda Reçi, Fiqirete Tola, Flora Bajraktari, Zire Sata, Suzana Tusha, Drita Hysa, Dhurata Stafasani, Vladia Vaçi, Fatbardha Driçi, Selvie Kurti, Vera Shqypi, Kudrete Çeka, Rita Gjoni, Diana Xhetani.

Për ish ekipin e të rejave, dorëzimin e çertifikatave e bëri Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat, Shpresa Tusha.

Me çertifikatë mirënjohje për këtë ekip u vlerësuan: Valbona  Kaziu, Fiqirete Toçi, Elida Osmani, Elida Kuleni, Miranda Gjoka, Luljeta Bushi, Dhurata Sina, Rudina Kurti, Myzejen Vuka, Majlinda Terziu, Alma Dika, Albana Barolli, Lujeta Noka, Vjollca Noka, Sibora Terziu, Elsa Terziu dhe Mane Hajdari.

Një kontribut të veçantë për mbarëvajtjen e këtyj aktiviteti dha edhe Mat Televizion duke ju dhuruar të gjitha ish basketbollisteve bluza me emrat dhe numrat e tyre që i kanë mbajtur gjatë ushtrimit të sportit të basketbollit. Ish basketbollistet nën drejtimin e ish trajnerëve të tyre, zhvilluan një ndeshje në fushën e basketbollit të Pallatit të Sportit “Ferit Hysa” për kënaqësi të të pranishmëve.