Përfundoi numërimi i votave të raundit final në seancën e Kuvendit të Kosovës. Në raundin e tretë kanë votuar 82 deputetë. Vjosa Osmani është zgjedhur me 71 vota (nga 82) si presidentja e gjashtë i republikës së Kosovës dhe e dyta grua që mban këtë detyrë.
Osmani është presidentja e gjashtë e republikës së Kosovës dhe e dyta grua që mban këtë detyrë. Osmani u zgjodh Presidente në raundin e tretë, ku ligji siguron që mund ta marrë postin edhe me 61 vota.
Në raundin e parë, kandidatja për Presidente Vjosa Omsani dështoi. Ajo kaloi sfidën e parë, pasi votuan 81 deputetë, por 12 prej tyre u shpallën të pavlefshme. Për Osmanin kishin votuar vetëm 69 deputetë, të pamjaftueshme për ta bërë atë Presidente.
Ndërsa për kandidatin tjetër, Nasuf Bjeta, nuk votoi askush. Ndërsa në raundin e dytë, nga 82 deputetë që morën pjesë në votim, 67 votuan për Osmanin. 11 fletë votimi dolën të pavlefshme. Ndryshe nga raundi i parë, këtë raund edhe kandidati tjetër, Nasuf Bejta ka marrë vota. Për të votuan 4 deputetë.