Rekamë

Pak ditë më parë Mat Televizion ringriti problemin e shembjes së murit mbrojtës të rrugës nacionale Burrel – Klos në afërsi të vendit të quajtur “Brinja e Burrelit”. Edhe pse ky mur ishte shembur në fund të vitit të kaluar, gurët kishin mbetur po aty, duke bllokuar kështu edhe kanalin kullues anësor.
Por pjesë të murit rrezikojnë të shemben e për këtë firma nuk kishte vendosur asnjë sinjalistikë. Pas kësaj kronike, firma mirëmbajtëse e rrugës nacionale Skuraj – Peshkopi ka ndërhyrë, duke vendosur sinjalistikën e përkohshme.
Tabelat e vendosura pak metra larg murit të shembur tani informojnë përdoruesit e rrugës për rrezikun që iu kanoset gjatë lëvizjes në drejtim të klosit.

Ndërkohë, banorë të zonës thanë jashtë kameras se kanë parë edhe specialist të firmës të cilët kanë bërë matjet e pjesës së shembur. Duke qenë se muri i shembur ndodhet në një kthesë të rrezikshme, drejtuesit e mjeteve shpresojnë që firma të ndërhyjë sa më parë në rindërtimin e këtij muri.