Vjen nga tre humbje rradhazi, trajneri Hoti: Nesër rikthehemi tek fitorja

0
30

Ekipi i Burrelit zhvilloi seancën e fundit stërvitore këtë të premte në ambjentet e stadiumit “Liri Ballabani” për të qenbë të gatshëm në përballejn e së shtunës ndaj Egnatias së Rrogozhinës. Ndonëse matjanët përballen me kryesuesen e zonës Play Out pas tre humbjeve radhazi, tekniku i skuadrës Renato Hoti thotë se kjo ndeshje do të rikthejë Burrelin tek fitoret.

Hoti shprehet se rezultatet negative të deritanishme kanë ardhur si rezultat i kohës së gjatë që qëndroi ekipi pa u stërvitur si dhe dy dëmtimeve e një dënimi që kishte një prej lojtarëve kryesore. Por të shtunën skuadra pritet të jetë e plotë dhe motivimi i skuadrës sipas teknikut Hoti është i madh për ta fituar këtë përballje.

Ndeshja mes Burrelit dhe Egnatias do të luhet nesër në orën 17:00.