Vis Martinaj ngre në këmbë FNSH-në natën e Krishtlindjeve, u shfaqën gjurmë të tij?

0

eksa fati i Ervis Martinajt ende mbetet mister, policia, RENEA dhe FNSH kanë bastisur orët e para të mëngjesit banesën e tij në Fushë Kuqe.

Deri më tani nuk dihen se çfarë ka gjetur policia në banesën e Ervis Martinajt, ndërtesë kjo e fortifikuar me mure të larta me hekura dhe me kamera sigurie.

Për fatin e Ervis Martinajt është aluduar në dy versione që ende nuk konfirmohen nga autoritetet.

E  para është që ai mund të jetë rrëmbyer dhe më pas zhdukur, ndërsa versioni i dytë është ajo i inskenimit nga vetë Martinaj të zhdukjes së tij. Edhe vetë Martinaj për shkak të të shkuarës që e lidhte gjerësisht me krimin, është cilësuar edhe si mjeshtri i rrëmbimeve, ndaj dyshimet janë të forta edhe për një inseknim të mundshëm.

Ndërkohë burime për Abcnews.al, bëjnë të ditur se aksioni në Fushë Kuqe ka ardhur pas disa informacioneve se në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe ka lëvizje.

Duke qenë edhe dita e shënuar e Krishtlindjeve, mësohet se ka pasur informacion se Ervis Martinaj mund të shfaqej në zonë apo pranë familjes së tij pas 5 muajsh i shpallur si i zhdukur. Megjithatë deri më tani autoritetet janë treguar hermetike dhe nuk kanë konfirmuar nëse kanë rënë në gjurmët e Ervis Martinajt pas aksionit të zhvilluar. Kujtojmë se dy ditë më parë FNSH dhe RENEA zbarkuan në Vlorë ku u ngritën disa postblloqe. Të njëjtat burime bëjnë të ditur për Abcnews.al, se edhe për aksionin në Vlorë kishte informacion se mund të gjendeshin gjurmë të Ervis Martinajt. Babai i 4 fëmijëve, Ervis Martinaj, bëri një pasuri marramendëse në botën e lojrave të fatit dhe të krimit. Ekspertët kanë theksuar se gjeja kryesore që ai investonte ishte në teknologji. Kjo vihet re edhe në banesën e Ervis Martinajt, e cila vijon të ruhet me kamera të sigurisë së lartë.