
Luhatjet e ndjeshme te temperaturave të këtyre ditëve kanë bërë që të rritet numri i të prekurve nga virozat stinore në Bulqizë. Reparti i pediatrisë në spitalin Bashkiak të Bulqizës është pothuajse i tejmbushur. Drejtori këtij spitali Haziz Jella , thotë se numri sa vjen e rritet çdo dite me femijë të prekur nga virozat e gripit stinor. Më të prekur janë fëmijët dhe mosha e tretaë, ku gjatë një dite ka patur deri 30-40 raste të paraqitura në urgjencë. Duke qenë se simptomat janë pothuajse të njëjta me ato të Covid-19, mjeku Jella tha se asnjë rast nuk ka rezultuar të jetë i infektuar me koronavirus. Nga ana tjetër mjeku Haziz Jella këshillon qytetarët që të bëjnë kujdes me fëmijët, duke ju kontrolluar shpeshherë temperaturën si dhe për përkeqësim të gjendjes shëndetësore t’i drejtohen mjekut të familjes i cili më pas i adreson tek specialisti nëse është e nevojshme.