Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, tymi i dendur mbulon zonën

Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, tymi i dendur mbulon zonën

Një zjarr ka shpërthyer në fushën e grumbullimit të mbetjeve në Elbasan. Flakët, të cilat filluan pasditen e djeshme, u përhapën shpejt, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi mbuluan zonën përreth.

Në vendndodhje janë mobilizuar forca të shumta zjarrfikëse. Arben Cara, Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, ka shpjeguar se për të kontrolluar zjarrin është angazhuar edhe ushtria.

”Për vatrën aktuale ku ne jemi, kemi angazhuar 60 forca zjarrfikëse nga disa bashki fqinje, përfshirë Tirana, Berat dhe Kavajë. Po punohet për të izoluar zjarrin, pasi kemi të bëjmë me mbetje urbane që janë të vështira për tu shuar. Bashkia ka vendosur disa fadroma duke i izoluar me mbetje nga lumi i Shkumbinit. Zjarri është shumë i përhapur, por kemi arritur ta izolojmë për të parandaluar rrezikun për banesat. Edhe ushtria është përfshirë me 2-3 automjete, megjithëse zjarri riaktivizohet vazhdimisht. Është e nevojshme që të zbatohet ligji kundër zjarrvënësve, të cilët duhet të përgjigjen për dëmet e shkaktuara,” tha Cara.