Ballina SOCIALE Vijon vaksinimi edhe në Mat, 55 mësues marrin vaksinën Astra Zeneca

Vijon vaksinimi edhe në Mat, 55 mësues marrin vaksinën Astra Zeneca

0

Fushata e vaksinimit të mësuesve si një nga kategoritë më të riskuara për tu infektuar me Covid-19 ka vijuar edhe në rrethin e Matit. Vaksinimi është bërë në dy grupe, Burrel dhe Klos, ku në këtë të fundit janë thirrur për të marrë dozën e vaksinës fillimisht mësuesit e shkollave të njësive administrative. Këtë të Mërkurë pranë qendrës Shëndetësore në Klos janë paraqitur mësues nga Xibri, e zona të tjera të kësaj bashkie.
Burime pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat, bëjnë me dije se në ditët e para të këtij procesi kanë marrë dozën e vaksinës Astra Zeneca 55 mësues.
Nuk dihet nëse ka patur refuzime për marrjen e kësaj vaksine, pasi mësuesit hezitojnë të prononcohen. Por edhe pse ka një pezullim të kësaj vaksine në vendet e bashkimit europian, në vendin tonë procesi i vaksinimit të mësuesve vijon në të gjithë territorin.

Exit mobile version