Rekamë

Banorët e fshatit rripë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit vijojnë të përballen me probleme të ujit të pijshëm. Dëmtimi i rrjetit të ujësjellësit ka bërë që uji të shkojë tek abonentët krejtësisht i ndotur. Kryetari i Fshatit Rripë, Liman Baku thotë se situata vijon ë tillë prej shumë vitesh, pasi ka dëmtime të rrjetit të tubacioneve në shumë pika. Po ashtu, sipas tij, probleme ka edhe në pusetat e shpërndarjes së rrjetit tek abonetët çka ka bërë që ujërat e shiut të përzihen me ujin e pijshëm. Në mungesë të burimeve të tjera alternative, Liman Baku thotë se banorët janë të detyruar të konsumojnë nga ky uji. Ai shtoi se për këtë i është drejtuar edhe Bashkisë Klos, kryetari i sëcilës ka shprehur gatishmërinë për ndërtimin e një rrjeti të ri ujësjellësi.
Edhe banorët kërkojnë që kjo situatë të zgjidhet sa më parë pasi po ju rrezikohet shëndeti nga uji i ndotur i këtij ujësjellësi.