Rekamë

  Banorët e fshatrave që përfshihen nga rruga Ura e Çerenecit – Stëblevë vijojnë të kërkojnë përmirësimin e infrastrukturës së kësaj rruge e cila për ta është kthyer në një gangrenë. Ndonëse rruga është premtuar se do të asfaltohet prej 12 vitesh ajo vijon të jetë e shtruar me zhavor. Por si të mos mjaftonte kjo, në rrugë janë shfaqur gropa të shumta duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve edhe në këtë periudhë. Drejtuesit e mjeteve shprehen se megjithëse investohen qindra miliona lekë për mirëmbajtje, gjendja e rrugës është e vështirë në çdo stinë të vitit. Ata kërkojnë që të finalizohet projekti për sistemimasfaltimin e këtij segmenti rrugor që jo vetëm është i domosdoshëm për ta por është edhe rruga lidhëse mes Bulqizës dhe Librazhdit.

Që prej dy vitesh është lajmëruar financimi i projektit për asfaltimin e kësaj rruge, por në të vërtetë asfalti ka ardhur deri në fshatin Stëblevë të Librazhdit.