Vijon skandali i firmës “Geci”me rrugën nacionale Klos – Bulqizë

0
7

Rruga nacionale Klos – Bulqizë vijon të degradohet, ndërsa nga ana e autoriteteve përgjegjëse nuk po merret asnjë masë. Segmenti i dëmtuar në fshatin Kloskatund, është kthyer prej kohësh në burim aksidentesh për shkak të çedimit të rrugës që vijon të thellohet. Shumë mjete tashmë e kanë pothuajse të pamundur të kalojnë në këtë pjesë të dëmtuar, pasi rrezikojnë të dëmtohen nga poshtë si pasojë e çarjes së asfaltit në shumë pjesë, kur dhe janë krijuar kodra. Drejtuesit e mjeteve shprehen se k yaks nuk mund të quhet rrugë nacionale pasi sipas tyre nuk plotëson asnjë standart për të qenë i tillë. Po ashtu, ata deklarojnë se janë taksapagues të rregullt ndaj shtetit, por taksat e tyre nuk kthehen në investime, ndërsa firmat bëjnë sikur i mirëmbajnë rrugët, por në të vërtetë i lënë në mëshirë të fatit deri në përfundim të kontratës.

  Ndonëse kjo problematikë e këtij aksi rrugor është denoncuar shpesh në media, firma kontraktore apo edhe ajo nënkontraktore nuk kanë marrë asnjë masë për ta rehabilituar.