Vijon shqetësimi i drejtuesve të mjeteve për rrugën e Kloskatundit

Vijon shqetësimi i drejtuesve të mjeteve për rrugën e Kloskatundit

Drejtuesit e mjeteve që përdorin rrugën e vjetër nga Klosi në Qaf Buall vijojnë të jenë të shqetësuar për gjendjen e saj. Më problematike situata paraqitet në fshatin Kloskatund ku janë rikthyer gropat e mëdha me reshjet e para të shiut. Drejtuesit e mjeteve shprehen se kjo rrugë është lënë në mëshirë të fatit edhe pse ajo vijon të jetë në përgjegjësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe janë dhënë qindra milion lekë për mirëmbajtje. Prani e gropave dhe gungave në rrugë është shqetësimi më i madh i drejtuesve të automjeteve të cilët thonë se po ju dëmtohen makinat dhe përgjegjësi nuk mban askush.

Ndonëse është bërë problem disa herë mediatik, investimet në këtë rrugë kanë qenë sipërfaqësore, vetëm me pastrimin e bimësisë anës saj.