Vijon rritja e rasteve të infektimeve të reja, flet mjeku Shahin Kaja apel të infektuarve: Qëndroni në karantinë

0

Në raportimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale janë raportuar gjithsej 34 raste të reja me Covid-19 në Qarkun Dibër. Vetëm në bashkinë e Dibrës janë zbuluar 19 të infektuar, 8 në Bulqizë dhe 7 raste të reja në Mat. Aktualisht numri i të infektuarve në të gjithë qarkun vijon të jetë 100 të infektuar. Ndërkohë, mjeku Shahin Kaja thotë se në spitalin e Bulqizës paraqiten thuajse çdo ditë rreth 15 qytetar të infektuar apo me shenjat e Covid-19. Mjeku Kaja ju bën apel të gjithë qytetarëve që aktualisht janë të infektuar me sarsCov2 që të zbatojnë karantinën në mënyrë që të mos bëhen shkak për përhapjen e mëtejshme të virusit.
Sink… Shahin Kaja – Mjek
Nga ana tjetër, mjeku Shahin Kaja thotë se një ndër shkaqet e rritjes së infektimeve është edhe rikthimi i emigrantëve për pushime apo të turistëve të huaj që zgjedhin vendin tonë për të kaluar disa ditë të nxehta vere.