Ballina AKTUALITET Vijon rritja e infektimeve në Qarkun Dibër

Vijon rritja e infektimeve në Qarkun Dibër

0

Edhe në Qarkun Dibër, ashtu si në të gjithë vendin vijon rritja e infektimeve nga Sars-Cov2. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka raportuar 10 raste të reja në këtë qark e përkatësisht 6 raste në Dibër dhe 4 në Mat, duke e çuar numrin total në 43. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit ka patur edhe të shëruar nga Covid -19.
Duke parë trendin në rritje të rasteve të reja të infektimeve nga koronavirusi, autoritetet shëndetësore vijojnë tju bëjnë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes.
Sakaq, specialistët e shëndetit publik do të bëjnë gjurmimin e kontakteve ndërsa mjekët e familjes do të mbajnë në vëzhgim të gjithë të infektuarit. Një tjetër apel i institucioneve është edhe zbatimi i karantinës për të frenuar përhapjen e mëtejshme në popullatë të virusit.
Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Exit mobile version