Ballina SOCIALE Vijon puna te Rruga e Arbrit, ura e fshatit Fshat u betonua...

Vijon puna te Rruga e Arbrit, ura e fshatit Fshat u betonua gjatë festave; një nga veprat më të bukura në zonë

0

Ura e fshatit Fshat tek Rruga e Kombit, një ndër veprat më të mëdha të artit veç tunelit të Murrizës, është drejt përfundimit të plotë.

Kompania e cila ka marrë përsipër ndërtimin e kësaj ure ka përfunduar prej kohësh të bëjë lidhjen e fundit metalike, e tani gjatë festave të fundvitit e kanë betonuar, duke i dhënë asaj formën përfundimtare.

Ura e fshatit Fshat ne rrugen e re te Arberit e lidh atë me fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër dhe është 180 metra e gjatë dhe 155 metra e lartë, ose 6 metra më e lartë se ura e Vashës e rugës së Arberit.

Ndërtimi i kësaj vepre përmbyll një ndër punimet më të vështira për ndërtimin e rrugës së Arbrit. 

Siç shihet dhe në fotot e sigurura nga newsbomb.al, janë mbi 15 punënjës të cilët kanë dalë në terren edhe këto pushimi, për të përfunduar një nga veprat më të bukra në këtë zonë.

Exit mobile version