Puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri të qytetit të Burrelit tashmë është zgjeruar pasi ka nisur edhe shtrirja e rrjetit shpërndarës. Njëherësh po punohet për ndërtimin e depos së madhe e cila është vendosur në vendin e quajtur “Kodra e Palit”.
Projekti parashikon që furnizimi me ujë të pijshëm i qytetarëve të bëhet ndryshe nga sistemi aktual, që shpërndarja niste nga hyrja e qytetit.
Me ujësjellësin e ri, furnzimi do të bëhet nga lart poshtë, duke siguruar kështu 24 orë ujë të pijshëm.
Puna po vijon në shtrirjen e tubacioneve nga depoja në drejtim të qytetit. Aktualisht po shtrohet tubacioni i furnizmit nga burimi dhe ai i shpërndarjes tek konsumatorët.
Zgjerimi i kantierit të ndërtimit të kësaj vepre madhore për furnizmimin me ujë të pijshëm, momentalisht ka kushtëzuar lëvizjen e automjeteve nga “Kthesa e Daçit” deri tek tregu industrial. Bashkia e Matit dhe firma zbatuese e projektit kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve dhe ju bën apel atyre të kontribuojnë në mbarëvajtjen e këtij investimi.