Vijon puna në rikonstruksionin e kopshtit numër 2, Malaj: Sigurojmë kushtet më të mira për fëmijët

0

Vijon puna intensive ne rikonstruksionin e kopshtit numër 2 në qytetin e Burrelit. Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj ka shpërndarë në llogarinë e tij të facebook disa foto ku shikohet përparimi në punimet e këtij kopshti.

Malaj u shpreh se bashkia e drejtuar nga ai do të bëjë maksimumin për të siguruar kushte sa më të mira për fëmijët në mnenyrë që edhe prindërit të jenë të qetë.

Statusi i krybashkiakut Malaj në facebook

Kopështi nr.2 në #BurrelVijon puna për rikonstruksionin e tij. Ne do të bëjmë sa mundemi për të siguruar kushte më të mira që fëmijët në këto institucione të marrin dije dhe prindërit të jenë të qetë!