Vijon përmbytja mes dy lagjeve të Bulqizës, drejtuesit e mjeteve: është turp

Vijon përmbytja mes dy lagjeve të Bulqizës, drejtuesit e mjeteve: është turp

Prej më shumë se tre muajsh rruga që lidh lagjen e re me lagjen e vjetër të qytetit të Bulqizës është e përmbytur nga uji. Sasia e madhe e ujit që grumbullohet nga Qafa e Buallit nëpërmjet kanalit kullues është e papërballueshme dhe përfundon në rrugën që lidh dy lagjet e qytetit. Tentativat për ta zgjidhur këtë problematikë nga ana e Bashkisë Bulqizë kanë dështuar deri tani. Fillimisht u mor një mjet i Bordit të Kullimit Durrës për të zgjeruar kanalin, por nuk funksionoi. Më pas, bashkia vendosi dhera duke krijuar një argjinatorë pritëse mbi trotuarin e këmbësoreve, por siduket as kjo nuk ka funksionuar pasi sasi e madhe uji vijon të jetë në rrugë. Ditët e fundit është vendosur një elektropompë për të larguar ujin nga rruga, por as kjo nuk ka rezultuar efektive. Drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët e quajnë skandal gjendjen e krijuar në këtë rrugë e cila vazhdon prej 3 muajsh. Prania e ujit në këtë rugë është kthyer në shqetësim të madh edhe për këmbësorët të cilët për të dalë nga njëra lagje në tjetrën, duhet të ndjekin rrugën nga “Ura e Vocit”.