Vijon degradimi i urës së Darsit, akoma asnjë ndërhyrje

0

Kjo është ura tek ish pazari i vjetër që lidh Klosin me disa fshatra të tij. Kjo urë është bërë disa herë objekt kronikash televizive për shkak të amortizimit të shtresës së dërrasës. Por ndonëse Bashkia Klos ka ndërhyrë për zgjidhjen e problemit, brenda një kohe të shkurtër ajo dëmtohet sërisht.
Aktualisht kjo urë është gati e pakalueshme nga automjetet për shkak të dëmtimit të shtresës prej dërrase. Ndonëse vetë një strukturë e tillë ure ka problematika të tilla, rasti konkret është i çuditshëm. Megjithë apelin e përfaqësuesve të pushtetit vendor që në këtë urë të mos futen mjete mbi tonazhin e lejuar, siduket aty vazhdojnë të kalojnë makina me ngarkesë të rëndë, duke dëmtuar shtresën.
Specialistët këshillojnë që në urat tip bel shtresa të vendoset metalike pasi vetëm në këtë mënyrë, ajo nuk do të dëmtohet kaq shpejt dhe ul koston e mirëmbajtjes së saj.