Rekamë

Ashtu siç dhe është vendosur gjatë muajve të parë të kësaj nisme edhe të premten e somte që korrespondon me të fundit për muajin Dhjetor është zhvilluar aksioni për pastrimin e territorit. Me angazhimin e Bashkisë Mat dhe mbështetjen e institucioneve qëndrore në nivel vendor punonjësit pastruan mjedisin në territore të ndryshme nga ora 9:00 deri në orën 12:00.

Ashtu si në aksionet e kaluara, pjesë e pastrimit u bënë zonat e banuara si qyteti i Burrelit, njësitë administrative dhe rrugët nacionale. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë Mat, Elson Reçi tha se qëllimi nuk është vetëm pastrimi i ambjentit, por ndërgjegjësimi qytetar për hedhjen e mbeturinave në vendet e caktuara.

Nga ana tjetër, drejtuesit vendor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për të dhënë kontributin e tyre në mbrojtjen e ambjentin ku jetojmë.