Rekamë

Ministria e Brendshme nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile vijon afishimin periodic të listës së zgjedhësve që nga caktimi i datës së zgjedhjeve nga presidenti i Republikës.

Edhe për zgjedhjet lokale të 14 Majit në vendin tonë janë afishuar listat në të gjitha zyrat e gjendjes civile në çdo njësi administrative. Kështu, çdo muaj ka patur azhornim të këtyre listave në mënyrë që çdo shtetas me të drejtë vote të mos humbasë mundësinë të votojë në zgjedhjet e 14 Majit.

 Afishimi i listave është bërë sipas qendrave të votimit dhe me një renditje alfabetike të shkronjës së parë të mbiemrit.

Të gjithë qytetarët mund të verifikojnë fizikisht pranë gjendjeve civile emrin e tyre dhe në rast të ndonjë parregullsie munden që të kërkojnë korrigjim nga ana e specialistëve.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Brendshme azhornimi i listës së zgjedhjeve në çdo Bashki apo njësi Administrative do të bëhet çdo muaj deri 10 ditë para datës së votimit kur dhe do të bëhet shpallja përfundimtare e kësaj liste.

Emrin në listë mund ta verifikoni edhe duke kontrolluar on-line në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme apo Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.