Rekamë

Hedhja e inerteve jo në vende të caktuara konsiderohet si krim mjedisor pasi passojat janë të rënda në mjedis. Një zonë problematike mbetet ajo tek ish gatrri në lagjen Shkorsë të Suçit.

Kjo zonë është përdorur për depozitim të inerteve të ndryshme të dala nga punime apo rikonstruksione objektesh. Jashtë kameras, banorë të kësaj lagjeje thanë se aty depozitohen edhe mbetje plastmasi që herë pas here ju vihet flaka.

Por shqetësues mbetet fenomeni i depozitimit të inerteve dhe mbetjeve të tjera të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. Megjithë apelin e bërë pak kohë më parë nga banorët, situata jo vetëm që nuk ka ndryshuar, por mbeturinat vijojnë të hidhen në këtë zonë.

  Kjo zonë përdoret për kullotjen e kafshëve shtëpijake nga banorët e Shkorsës e gjithashtu ndodhet pranë rrugës nacionale Burrel – Klos. Apeli i banorëve mbetet i njëjtë që të pastrohen mbetjet dhe të mos lejohet të hidhen më të tjera në këtë zonë.

Dritan Kurti