Vijojnë reshjet e dëborës/ Në Bulqizë 80% e zonës pa energji elektrike

0

Reshjet e dëborës vijojnë në Bulqizë duke krijuar një situatë të rënduar më shumë rrugë rurale

Shumë  fshatra në njësitë administrative Martanesh, Trebisht, Ostren, Zerqan, Fushë Bulqizë dhe Shupenzë të  bllokuar.

Ndërkohë pa energji elektrike janë pothuajse 80% e njësive administrative se dhe një pjesë e qytetit,shkak dëmtimi i linjave të tensionit të lartë dhe ai i ulët. Po vijon puna për hapjen e rrugëve nga ana e bashkisë.