Vijojnë protestat kundër Skavicës, banorët e Gjoricës dalin në rrugën e  Arbrit

0

Shoqatat për mbrotjen e luginës së Dirinit të Zi dhe shoqëria civile në Dibër kanë vijuar me organizimin e protestave për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Protesta e radhës u zhvillua në fshatin Gjoricë të Bulqizës aty ku dhe mendohet se do të jetë fund ii liqenit që do të krijohet si pasojë e ndërtimit të digës së hidrocentralit në Skavicë në lartësinë e 443 metrave. Pjesmarrësit në këtë protestë i bënë apel qeverisë që të ndalojë ndërtimin e kësaj vepre e cila përmbyt shumë fshatra e me mijëra hektarë tokë bujqësore në Dibër.

  Protestat kundër Skavicës janë zhvilluar deri tani në disa fshatra të Dibrës, kryesisht tek ato fshatra që preken me ndërtimin e kësaj vepre energjitike. Po ajo që bie në sy është se pjesmarrja në numër mbetet e vogël, çka tregon se dhe vetë dibranët nuk janë bashkë kundër kësaj kauze.