
Në kuadër të 100 vjetorit të qytetit të Burrelit si qendër e njësisë administrative të nënprefekturës Mat, bashkia Mat do të organizojë aktivitete me rininë. “100 Vite”, Rini, Art, Sport, Kulturë, Mjedis në Burrel është projekti i financuar Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022. Në këtë projekt janë përfshirë të gjitha grupet e interesit, si: institucione arsimore, stafi administratës, Bashkia Mat, Akademia KF Burreli, kordinatore e CLG Burrel, kordinatorja e Qendrës Komunitare Burrel dhe Këshilli Rinor Vendor Mat, si dhe të rinjtë e të rejat e Matit. I pranishëm në këtë aktivitet rinor ishte edhe vetë Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i cili tha se Bashkia e ka në prioritet rinëni e Matit.
Në vazhdim do të ketë të tjera aktivitete që do të zhvillohen për rininë e Matit.