Vidhet një banesë në Dibër, pronari kallëzim në polici! ‘Blutë’ në kërkim të autorëve

Vidhet një banesë në Dibër, pronari kallëzim në polici! ‘Blutë’ në kërkim të autorëve

Një qytetar nga Dibra ka kallëzuar në polici për një vjedhje në banesën e tij.  Qytetari me iniciale B.K., shprehet se gjatë kohës që nuk ishte në shtëpi, ka konstatuar se i është vjedhur një shumë parash. Policia njofton se po punon për kapjen e autorit ose autorëve.

Janë shoqëruar në Komisariat disa persona dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e këtij rasti.

Por ky nuk është rasti i parë që ndodhin të tilla vjedhje banesash në qarkun e Dibrës. Më së shumti pre e grabitjeve bien ato banesa-vilat që qëndrojnë të kyçura, pasi vetë pronarët e tyre qëndrojnë jashtë shtetit.

Një kategori tjetër e familjeve që bien pre e grabitjes janë ato vetëm me të moshuar. Vjedhjet janë shtuar edhe tek bagëtitë, ku hajdutët shfrytëzojnë largimin e të rinjve në emigracion, duke ua bërë më të lehtë grabitjet.

Policia e shtetit po punon për zbardhjen e ngjarjeve dhe arrestimin e personave të dyshuar që merren me grabitje.