(VIDEO)Zjarret pranë zonave të banuara, prefekti Shehu banorëve: kujdes se rrezikoni të shkoni në burg

(VIDEO)Zjarret pranë zonave të banuara, prefekti Shehu banorëve: kujdes se rrezikoni të shkoni në burg
Përveç rasteve të zjarreve në masivet pyjore të larta, raste ka patur edhe në zonat pranë qyteteve që vijnë kryesisht nga banorë të cilët djegin mbeturina. Madje në një rast ka ndodhur që është djegur e gjithë pemtorja pasi zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës në mënyrë që situata të mos eskalonte, ndërsa dëmi ekonomik është shumë i madh. Nisur nga këto raste, prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu ju bëri edhe njëherë apel banorëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bëhen shkak për ndezjen e zjarreve. Në rastet kur duan të djegin mbeturinat e barërave në ara, duhet patjetër të njoftojnë shërbimin zjarrfikës që të jetë aty. Situata në pyjet e larta, si në malin e “Vlashajt” në Bulqizë dhe në parkun kombëtar “Lurë – Mali i Dejës”, vijon të jetë shumë problematike për shkak të përhapjes së madhe të vijës së zjarrit.