(VIDEO)Zjarret nuk kursyen as luginën e Shkopetit, kontrasti që krijuan flakët

(VIDEO)Zjarret nuk kursyen as luginën e Shkopetit, kontrasti që krijuan flakët
Kjo verë që sapo mbyllëm shkaktoi mbi 1000 zjarre në të gjithë vendin duke djegur e shkatërruar mijëra hektar pyje nga dushqet deri tek halorët. Flakët nuk kursyen as luginën piktoreske të Shkopetit, e cila vitet e fundit është kthyer në një atraksion të rëndësishëm për turizmin ditor. Pamjet e xhiruara me dron, tregojnë kontrakstin e madh të kësaj lugine pasi ana perëndimore e saj u dogj nga zjarri për ditë me radhë, duke lënë pasoja të mëdha ekonomike e mjedisore. Zjarrvënia me apo pa qëllim ka shktuar një dëm të pallogaritshëm i cili pritet që të vlerësohet saktë nga ekspertët e fushës. Por ajo që vihet re janë pasojat që kanë lënë flakët edhe në turizëm. Zjarri që nisi në afërsi të rrugës nacionale pranë tunelit të madh u përhap me shpejtësi dhe vetëm pas disa ditësh ndërhyrje nga toka dhe ajri u arrit që të shuhet. Megjithatë, gjurmët kanë mbetur aty, me pemë të djegura dhe të thara si pasojë e flakëve të mëdha të zjarrit që u shfaq këtu gjatë muajit korrik. Banorët e zonës vijojnë të kërkojnë ndaj institucioneve ligjzbatuese që ngjarje të tilla të mos mbeten pa autor dhe të gjithë zjarrvënësit të vihen para drejtësisë për këtë krim të madh ekonomik të shkaktuar ndaj pasurisë së të gjithëve.