(VIDEO)Zjarr në parkun natyror “Ulëz-Shkopet”, pre dy ditësh luftë me flakët

(VIDEO)Zjarr në parkun natyror “Ulëz-Shkopet”, pre dy ditësh luftë me flakët
Një zjarr masiv dogji disa hektar pyje me pishë të zezë në luginën e Shkopetit. Flakët u aktivizuan që pasditen e së shtunës dhe vazhduan gjatë gjithë ditës së dielë. Për të parë nga afër operacionin e ndërhyrjes për fikjen e këtij zjarri ishte vetë Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile, Haki Çako, i cili tha se situata mbetet problematike në 3 zona në të gjithë vendin si dhe po shihet mundësia e kërkimit të ndihmës nga Bashkimi Europian me avionë për vënien nën kontroll të zjarreve në vendin tonë. Sakaq, për zjarrin e aktivizuar pasditen e së shtunës në zonën e Shkopetit, policia ka nisur hetimet për të gjetur autorin e zjarrvënies, qoftë e qëllimshme apo jo.