(VIDEO)Zeneli e Malaj falenderojnë FA për angazhimin në fikjen e zjarreve

(VIDEO)Zeneli e Malaj falenderojnë FA për angazhimin në fikjen e zjarreve
Kryetari në detyrë i Bashkisë Mat, Muslim Zeneli dhe Deputeti Agron Malaj zhvilluan një vizitë pranë Komandës së Forcës Tokësore, Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, i cili ndodhet në Burrel. Gjatë takimit me personelin e regjimentit, deputeti Agron Malaj i falenderoi të gjithë ata që u angazhuan në luftën për fikjen e zjarreve në të gjithë Qarkun Dibër, ku dhanë një kontribut të madh në situatën e vështirë me të cilën po përballej parku kombëtar “Lurë – Mali Dejës”, por edhe zonat e tjera si në Shkopet apo në Bulqizë. Ndërkohë, për tu bërë pjesë e forcave të armatosura, Qendra e Personel rekrutimit fton të gjithë të rinjtë ambiciozë të aplikojnë për 7 kuota studimi në shkollat e larta ushtarake në Greqi për: Forca Tokësore (Evelpidon) – 1 kuotë, Forca Detare (SND) – 1 kuotë, SASS (Shërbimet e FA), Mjekësi – 2 kuota, Psikologji – 1 kuotë, Ekonomi – 1 kuotë dhe Drejtësi – 1 kuotë. Po ashtu, kanë nisur aplikimet për ushtarë / detarë aktiv. Shtetasit që kërkojnë të aplikojnë për ushtarë/detarë aktivë në FA duhet të aplikojnë drejtpërdrejt në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit, e cila vijon procedurat e testimit dhe përzgjedhjes me kandidatët që janë gjykuar të aftë nga ana shëndetësore. Për t’u rekrutuar, kandidatë duhet të plotësojnë një seri kriteresh, të cilat përfshijnë: të jenë shtetas shqiptarë, të kenë kryer arsimin 9-vjeçar, të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të kalojnë një testim fizik, psikologjik dhe intelektual. Gjithashtu, ata duhet të kenë një figurë të pastër morale dhe të mos kenë probleme me ligjin.