(VIDEO)Zanatet që janë drejt zhdukjes, 65-vjeçari Lek Gjonaj “mban gjallë” gdhendjen e drurit

(VIDEO)Zanatet që janë drejt zhdukjes, 65-vjeçari Lek Gjonaj “mban gjallë” gdhendjen e drurit
Zanati i gdhendjes së drurit po shkon drejt zhdukjes, pasi të rinjtë nuk po e preferojnë më atë për shkak të avancimit të teknologjisë së përpunimit të drurit. 65-vjeçari Lek Gjonaj nga qyteti i Burrelit është i vetmi në të gjithë Matin që vazhdon të punojë drurin me metoda tradicionale. Gjonaj e ka këtë zanat të trashëguar nga babai i tij dhe e ushtron prej dekadash. Ai thotë se kjo punë vlerësohet, por mungon fuqia punëtore apo të rinjtë që të meren me këtë zanat. 65-vjeçari Lek Gjonaj ka një punishte të vogël pranë banesës, ku me daltë e çekiç arrin të realizojë punime të ndryshme që nga ato dekorative e deri tek orenditë shtëpiake. Mjeshtri i gdhendjes së drurit ka një apel për shtetin dhe të rinjtë. Nga shteti kërkon mbështetje për mbajtjen gjallë të këtij lloj zanati, ndërsa nga të rinjtë kërkon që të rikthehen dhe të punojnë në vendin e tyre. Para viteve ‘90-të në qytetin e Burrelit kishte një punishte të drurit në të cilin punonin shumë të rinjë e të reja, por sot punimet e drurit me daltë po shkojnë drejt zhdukjes.