(VIDEO)Vijon aksioni për ndërtimet pa leje në të gjithë Qarkun Dibër

(VIDEO)Vijon aksioni për ndërtimet pa leje në të gjithë Qarkun Dibër
Aksioni për të mos lejuar ndërtimet pa leje apo për të prishur ato që nuk kanë një leje, vijon në të gjithë Qarkun Dibër. Policia e Shtetit po zhvillon një monitorim të plotë në të katër bashkitë e qarkut duke evidentuar raste të cilat i përcillen më pas Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër. Në 24 orët e fundit janë evidentuar dy raste të ndërtimeve pa leje ku janë proceduar penalisht dy shtetas. Rasti i parë është në Dibër ndaj një 67 vjeçari dhe rasti i dytë në Ulz ndaj një 50 vjeçari. Policia e Shtetit njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin dhe u kërkon qytetarëve që për çdo ndërtim të pajisen me lejen e nevojshme në institucionet vendore, pasi në të kundërt do të ketë sanskione ligjore dhe penale ndaj tyre. Gjithashtu, vijojnë kontrollet edhe për zaptimin e hapsirave publike ku të gjithë bizneseve apo individëve iu është kërkuar lirimi i tyre pa nevojën e ndërhyrjes së institucioneve përkatëse. Që prej nisjes së aksionit në të katër qytetet e Qarkut Dibër janë zhvilluar aksione për lirimin e hapsirave publike kryesisht të trotuareve që ishin zënë nga bzineset Bar Kafe apo nga bzineset e shitjes së produkteve të frutaperimeve.