(VIDEO)Ultimatumi i Kryeministrit Rama, administratorët e Njësive nisin dhënien e dorëheqjes

(VIDEO)Ultimatumi i Kryeministrit Rama, administratorët e Njësive nisin dhënien e dorëheqjes
Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar më 11 korrik me të 61 kryetarët e Bashkive në vend, për largimin e administratorëve të Njësive Administrative nga detyra, kanë nisur dorëheqjet. Mësohet se gjatë ditës së hënë kryetarët e katër Bashkive të Qarkut Dibër kanë zhvilluar mbledhje me të gjithë administratorët e njësive administrative nën juridiksionin e tyre. Mësohet se në sitë nuk janë vetëm drejtuesit e njësive administrative por edhe për nën/kryetarët e tyre. Burime për “Mat Televizion” bëjnë me dije se në katër bashkitë e qarkut Dibër ka nisur procesi i dorëzimit të dorëheqjeve nga administratorët e njësive administrative. Në Mat janë 8 njësi administrative, në Klos 4 njësi administrative, Bulqizë 8 njësi administrative dhe në Dibër 15 Njësi Administrative. Ndërkohë në katër bashkitë e Qarkut Dibër janë 7 zëvendëskryetarë, të cilët pritet të heqin dorë nga pozicioni i tyre aktual. Sipas komunikimeve me përfaqësues të këtyre njësive të qeverisjes vendore, po vijon procesi i vlerësimit të kuadrit ligjor në funksion të zbatimit të kërkesës së bërë nga kreu i qeverisë më 11 korrik.