(VIDEO)Ujërat e zeza në Suç, vijojnë të jenë në sipërfaqe e të ndotin ambjentin

(VIDEO)Ujërat e zeza në Suç, vijojnë të jenë në sipërfaqe e të ndotin ambjentin

Prej 35 vitesh problemi kryesor i banorëve të fshatit Suç në Bashkinë e Klosit mbetet sistemimi i ujërave të ndotura. Ata kanë kërkuar zgjidhjen e këtij problemi nga ana e institucioneve vendore, por deri tani asnjë masë nuk është marrë. Prania e ujërave të zeza në sipërfaqe vijon të shqetësojë jo vetëm kalmitarët por të gjithë ata që jetojnë në brendësi të fshatit.
Në mungesë të një sistemi për ujërat e ndotura, ato rrjedhin lirshëm në sipërfaqe. Më problematike situata paraqitet në afërsi të shkollës së mesme të Bashkuar “Haxhi Lata”.
Ne kontaktuam me instancat përgjegjëse, ku u informuam se po bëhet gati një projekt për sistemimin e ujërave të zeza të fshatit Suç këtë vit dhe vitin e ardhshëm pritet që të fillojë nga zbatimi, me një vlerë rreth 900 mijë lekë të rinj.
Jashtë kameras, banorët e zonës kërkojnë që të ndërhyhet sa më parë në sistemimin e ujërave të ndotura pasi me rritjen e temperaturave, ky problem bëhet më evident.
Sistemimi i ujërave të ndotura në fshatin Suç kërkon gjithëpërfshirje, ndërsa mbetet favor arsyeja që banesat janë shumë pranë njëra-tjetrës dhe një projekt sistemimi me rrjet do të ishte më i lehtë.