(VIDEO)Turistët tërhiqen nga Shkopeti, impresionohen nga bukuritë natyrore

(VIDEO)Turistët tërhiqen nga Shkopeti, impresionohen nga bukuritë natyrore
Lugina e Shkopetit mbetet padyshim ndër zonat më të bukura natyrore të të gjithë Qarkut Dibër. Me liqenin që e përshkon përmes, kjo luginë po tërheq me dhjetra vizitor çdo ditë. Turist vendas dhe të huaj ndalen në këtë luginë në pikat më të bukura, ku më e vizituara mbetet ura tip pasarel që lidh fshatin Madhesh me rrugën nacionale Burrel – Milot. Daniel dhe Livia janë një çift të rinjsh që vijnë nga Gjermania. Ata thonë se e kanë zbuluar këtë atraksion të vendit tonë në rrjetin social TikTok. Mbresat për ta janë të papërshkrueshme. Daniel: “Eshtë dita jonë e dytë. Erdhëm dje në Tiranë dhe tani jemi nisur drejt Thethit. Jemi të lumtur që jemi këtu. Kemi dëgjuar për Shkopetin në TikTok. Është shumë e bukur natyra dhe malet jane vërtetë mbresëlënëse. Gjithashtu edhe njerëzit janë shumë miqësorë. Livia: Është shumë bukur. Nuk e dija që Shipëria ka natyrë kaq të bukur, dhe në fakt nuk dija asgjë më parë për Shqipërinë, nuk e kisha menduar as ta vizitoja. Kjo është dita jonë e dytë dhe deri më tani ura është gjëja më e bukur që kemi parë. Mund të bëjmë shumë gjëra të ndryshme si të vizitojmë qytetet e mëdha, ngjitje mali, të shohim natyrën etj” … Gabriela vjen nga Republika Çeke. Ajo jeton prej një viti në Shqipëri, ndërsa thotë se është hera e 5 apo e 7 që viziton Shkopetin. Të gjithë miqtë e saj që vijnë për të vizituar Shqipërinë, ajo i sjell pikërisht në këtë luginë për të shijuar bukuritë natyrore të saj. Gabriela: “Unë vij Çekia por aktualisht po jetojmë këtu në Shiqperi për gati një vit. E shijojmë kohën këtu. Është vend shumë i bukur dhe kam rënë në dashuri me Shqipërinë. Është hera e 5 apo 7 që vizitojmë Shkopetin. Na pëlqen shumë kjo ura që duket shumë aventurioze. Këtu afër ndodhet dhe një restorant i vogël ku marrim me qera kajak të vegjël, na shijon shumë. Unë jetoj këtu me vajzën time dhe tani jam më shoqërinë. Shqipëria po rritet shumë dhe kam shpresa se do të bëhet më e mira në Ballkan. Ju keni gjithçka, detin e bukur, malet e bukura, njërzit janë të mirë, është e këndshme të jetosh këtu”. Shkopetin nuk e vizitojnë vetëm të huajt por edhe shqiptarët e Kosovës. Fatmir Deliu ka ardhur bashkë me familjen e tij. Pasi ka kaluar disa ditë në plazhin e Velipojës ai është ndalur për të vizituar Shkopetin dhe Ulzën, teksa thotë se për to ka dëgjuar në reportazhe të ndryshme ku jeton në Gjermani. Lugina e Shkopetit është vetëm pak kilometra larg rrugës së Kombit dhe qytetit të Burrelit, por aktualisht mungojnë hapsirat e mjaftueshme akomoduese, duke bërë që vizitorët të qëndrojnë vetëm për pak orë.