(VIDEO)Tragjike në Bulqizë, dy persona humbin jetën pasi makina e tyre përfundoi në humnerë

(VIDEO)Tragjike në Bulqizë, dy persona humbin jetën pasi makina e tyre përfundoi në humnerë
Dy persona mbetën të vdekur këtë të mërkurë në Bulqizë pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në një humnerë. Ngjarja ndodhi në rrugën që lidh qytetin e Bulqizës me zonën D të minierave. Automjeti tip “Nissan” në të cilin udhëtonin tre persona doli nga rruga në vendin e quajtur “Antenat” dhe përfundoi në humnerë. Tre personat po ktheheshin nga zona D ku ka disa galeri kromi. Si pasojë e rrokullisjes së automjetit, shtetasit Buran Gjoka dhe Destan Gjeta humbën jetën në vend, ndërsa personi tjetër që ndodhej në makinë është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë humbja e kontrollit mbi mjet nga ana e drejtuesit. Ndërkohë, ky nuk është rasti i parë me aksidente në rrugën që të dërgon në zonën D të minierës së Bulqizës pasi edhe më parë automjete private por edhe furgona që transportojnë punëtorët kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në humnerë. ///////////////////////// Po këtë të mërkurë, një tjetër aksident automobilistik u shënua në Dibër, në aksin Peshkopi – Luzni, ku një çift bashkëshortësh dolën nga rruga me automjetin e tyre dhe përfunduan në humnerë. Për pasojë gruaja, me profesion infermiere, mbeti e plagosur rëndë dhe është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në Tiranë.