(VIDEO)Tkurret ndjeshëm sipërfaqja e punuar për mbjelljen e grurit

(VIDEO)Tkurret ndjeshëm sipërfaqja e punuar për mbjelljen e grurit
Çdo vit e më shumë po ulet sipërfaqja e tokës për kultivimin e grurit. Ndonëse pak vite më parë një skemë mbështetëse e Ministrisë së Bujqësisë nxiti banorët e zonave rurale që të kultivonin grurë, duke bërë që sipërfaqja e mbjellë të rritej, me ndërprerjen e kësaj mbështetje, gruri nuk po mbillet më. Nga një vëzhgim i bërë në zona të ndryshme të Matit vihet re se sipërfaqja e tokës së punuar në këtë periudhë që korrespondon edhe me nisjen e sezonit të mbjelljes së grurit, është jashtëzakonisht e vogël. Banorët e zonave rurale renditin një sërë faktorësh që kanë degdisur bujqësisë në këtë formë. Islam Bardhi thotë se një ndër shkaqet më të mëdha janë çmimet e larta të farave si dhe kostoja e lartë e punimit të tokës. Ai mban mend se para viteve ‘90-të nuk kishte tokë bujqësore të papunuar dhe se mbillej gjithçka, por sot ato i kanë mbuluar ferrat. Sipërfaqja e tokës së punuar në të gjithë Matin ka ardhur duke u zvogëluar, kjo edhe për faktin e largimit masiv të rinisë nga zonat rurale.