(VIDEO)Situatë kritike në Zall Gjoçaj, kërkohet evakuimi i staneve, bagëtisë dhe bletëve

(VIDEO)Situatë kritike në Zall Gjoçaj, kërkohet evakuimi i staneve, bagëtisë dhe bletëve

Situata në parkun kombëtar “Lurë – Mali Dejës” vijon të mbetet kritike për shkak të zgjerimit të perimetrit të zjarrit të aktivizuar më shumë se dy javë më parë.
Flakët kanë përshkuar dhe djegur rreth 200 ha pyje halore në këtë zonë që nga liqeni i Luleve e deri në malin e Dejës.
Më kritike situata paraqitet në Zall Gjoçaj ku është kërkuar evakuimi i barinjëve, staneve, bagëtisë e bletëve që vendosen në zonë çdo verë.
Flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit të thepisur malor dhe erës së fortë që fryn prej ditësh.
Ndërkohë avioni italian, i cili nisi operacionin për fikjen e zjarrit pasditen e së hënës dhe gjatë gjithë ditës së martë, e ka ndërprerë këtë të mërkurë operacionin për shkak se ishte jo shumë efektiv në shuarjen e flakëve, pasi ujin e hidhte nga lartësi shumë e madhe për shkak të terrenit të thepisur malor.
Por që prej dy javësh në terren për shuarjen e flakëve vijojnë të jenë punonjësit e shërbimit zjarrfikës të bashkisë Dibër, ato të shërbimit pyjor, të administratës vendore dhe efektivë të forcave të armatosura.
Flakët tashmë po përparojnë me shpejtësi edhe drejt fshatit Zall Gjoçaj ku ka banesa që po vihen në rrezik.