(VIDEO)Situatë e rënduar e zjarreve në Qarkun Dibër, terreni thyer vështirëson izolimin e vatrave

(VIDEO)Situatë e rënduar e zjarreve në Qarkun Dibër, terreni thyer vështirëson izolimin e vatrave
Katër vatra zjarri janë ende aktive në territorin e Qarkut Dibër këtë të hënë të 28 korrikut. Vatra e zjarrit në Plan Bardhë të Bashkisë Klos është e izoluar drejt mbylljes ndërsa vatra e zjarrit ne Malin e Allushit, vazhdon aktive në kahun verilindor drejt majës së qafës së malit ku dhe janë përqendruar 30 efektiv të FA dhe 20 forca të Shërbimit Zjarrfikës. Një tjetër vatër është në qafën e Buallit, mbi Rrugën e Arbrit, sipër varrezave. Në faqen jugore të Majës së Lepurit, zjarri është aktiv rreth kurorës së kësaj maje me një gjatësi të vijës së zjarrit për gati 800 m. Në terren për monitorimin dhe izolimin e kësaj vatre zjarri janë 6 Forca zjarrfikëse dhe 25 forca të bashkisë Bulqizë. Vazhdon aktive vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”, i zhvilluar në dy vatra të mëdha si në kahun nga Fusha e Pelave nga Mbas Deja dhe vatra e zjarrit nga krahu lindor i Gurë Lurës ku ka patur intensitet të ulët gjatë natës si shkak i uljes së temperaturave. Vatra mbi fshatin Sinë të Njësisë Administrative Arras vazhdon të përparojë duke ju afruar fshatit Sinë. Për fikjen e zjarrit në terren janë 6 forca efektive dhe 35 forca të njësisë Sinë dhe Lurë. Zjarri në Zall Gjoçaj ka qenë aktiv dhe gjat natës së të dielës në dy vatra. Vatra e parë në drejtimin Tollë – Fush Tollë – Qaf Kuqe, Melth – Lami i Madh. Vatra e dytë aktive dhe gjatë natës në drejtimin Qaf Tane – Memush – Dejë. Në zonë janë 15 forca nga Bashkia Dibër dhe 30 efektiv të Forcave të Armatosura. Është e pa mundur izolimi i kësaj vatre nga ndërhyrja toksore për shkak të terrenit dhe shtrirjes se madhe.