(VIDEO)SHPËTON MREKULLISHT PUNONJËSI I HEC NGA GODITJA E MASIVIT SHKËMBOR TË SHEMBUR NË SHKOPET

(VIDEO)SHPËTON MREKULLISHT PUNONJËSI I HEC NGA GODITJA E MASIVIT SHKËMBOR TË SHEMBUR NË SHKOPET
Rruga nacionale Burrel-Skuraj është bërë shpeshherë problem mediatik për rrezikun që u kanoset përdoruesve të këtij aksi nga rrëshqitja e gurëve, sidomos kur ka reshje shirash. Pas mesnatës së të hënës, një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali dhe ka bllokuar hyrjen e tunelit të Shkopetit për disa orë. Është dashur ndërhyrja e policisë së Kurbinit dhe firmës mirëmbajtëse të aksit Skuraj-Peshkopi, për të zhvendosur gurët nga rruga dhe për të normalizuar qarkullimin e automjeteve. Si pasojë e rënies së masivit shkëmbor është dëmtuar edhe një pjesë e murit mbajtës të rrugës në afërsi të hidrocentralit të Shkopetit. Për fat të mirë rënia e këtij masivi shkëmbor nuk ka goditur ndonjë automjet që qarkullonte në këtë aks, apo personel të hidrocentralit të Shkopetit. Por nga ana tjetër kjo ka sjellë dëme të konsiderueshme jo vetëm në shembjen e murit mbajtës të rrugës, por edhe në dëmtimin e rëndë të çatisë së godinës së punonjësve të hidrocentralit. Si rezultat mësohet se ka shpëtuar për mrekulli një punonjës i HEC Shkopet, që vetëm 5 minuta para se të shembej masivi shkëmbor, ka dalë nga godina që u godit më pas nga guri masiv. Përdoruesit e aksit nacional Burrel-Skuraj bëjnë apel që autoritet të ndërhyjnë për të marrë masa emergjente për veshjen me rrjetë të skarpatave të rrugës, që të frenohet rënia e masiveve shkëmbore mbi aks, sa nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi.